Kosova & Rajoni

Aksidenti tragjik në Bullgari, zv.ministri i Maqedonisë për Report Tv: Kemi marrë ADN për identifikimin e viktimave! Ambasadori i Shqipërisë në Shkup: Jemi pranë familjeve

24 Nëntor 2021, 14:26| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 14:57

  • Share

Ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka dhe zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë së veriut, Nazmi Bushi në një intervistë për Report Tv bëri të ditur se viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ende nuk janë identifikuar. Kjo pasi atyre pritet t’u bëhet analiza e ADN-së, ku kampionet u janë marrë edhe familjarëve të tyre, por kjo kërkon disa ditë kohë.

“Ne i kemi angazhuar të gjithë sektorët që të informojnë familjarët. Kemi marrë ADN-në nga familjet për të identifikuar viktimat. Vetëm për një viktimë nuk kemi gjetur familjar për të marrë ADN-në. Është ende herët për të folur për një hipotezë. Duam të tregohemi të kujdesshëm pasi kemi të bëjmë me çështje shumë të ndjeshme.  Deri tani nuk është identifikuar asnjë viktimë pasi është pritur të merret analiza e ADN-së nga autoritet këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Bushi

Edhe ambasadori Reka tha se “Investigimi po vijon nga pala bullgare dhe Maqedonia e veriut për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Në Maqedoni dje u vendos 3 ditë zie kombëtare. Është tragjike dhe dhimbshme pasi në mes të viktimave ka edhe shumë të mitur, dhe njerëz që po ktheheshin nga pushimet. Janë duke u marrë kampionet e ADN-së për të identifikuar viktimat që do të marrë disa ditë kohë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin të kombësisë shqiptare, duhet t’ia lëmë në dorë prokurorisë për të nxjerrë konkluzionet.

Ambasador i Shqipërisë në Shkup tha se hetimet për shkaqet e aksidenti do të ndiqen nga prokurorët në Bullgari, ndërsa pala maqedonase do të jetë komplementare në këtë proces.

Ndërsa në lidhje me 7 të mbijetuarit, ambasadori Reka tha se “ata kanë pësuar fraktura dhe djegie të pjesshme, aktualisht janë në spitalin në Sofje dhe do të transportohen shumë shpjet në Shkup”

Në lidhje me kompaninë ‘Besa trans’ që kishte Zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Nazmi Bushi tha se autobusit i ishte bërë kolaudimin në muajin tetor dhe se ishte në gjendje të rregullt.

“Ministria e transportit ka nisur një hetim për mjetet e transportit të kompanisë ‘Besa trans’. Me kompaninë ne kemi marrë të gjitha masat, i kemi siguruar të gjitha informacionit. Kontrollin e fundit teknik autobusi e ka bërë në muajin tetor. Po hetojmë në këtë drejtim. Do të përforcojmë kontrollet teknike për autobusë dhe kamionë”, tha Bushi.

Në Bullgari vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik një ditë më parë, ku humbën jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe u plagosën 7 të tjerë, por nuk ka ende një përfundim konkret mbi atë se çfarë shkaktoi ngjarjen e rëndë. Sipas hetuesve me rëndësi është të vërtetohet nëse zjarri, që i mori jetën 45 personave, ndodhi para apo pas aksidentit.  

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 02:00 në autostradën Struma, 40 kilometra në jug të Sofjes, ku mes viktimave ishin edhe 12 fëmijë.

Për shkak të ngjarjes së rëndë, Kosova shpalli 24 nëntorin ditë zie, ndërsa Maqedonia e Veriut, ka shpallur tre ditë zie në nder të 45 viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik.

 

 

Zv.ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Nazmi Bushi dhe Ambasadori shqiptar në Shkup, Fatos Reka

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?