Aksidenti me vdekje në askin

Kronikë

Aksidenti tragjik me një viktimë në aksin "Bilisht- Kapshticë”, arrestohet drejtuesja e mjetit

3 Tetor, 11:24| Përditesimi: 3 Tetor, 11:34

  • Share

Një ditë pas aksidentit tragjik në aksin rrugor "Bilisht- Kapshticë”, ku një 42-vjeçare humbi jetën, policia e Korçës, ka arrestuar drejtuesen e automjetit. Policia bën me dije se nga përplasja e makinës që drejtonte 36-vjeçarja me një automjet tjetër, humbi jetën pasagjerja.

Po ashtu nga aksidenti, mbeti i plagosur edhe një person tjetër i cili u dërgua në spital.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor "Bilisht- Kapshticë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen A. Sh., 36 vjeçe, banuese në Prenjas. Nga përplasja e automjetit që drejtonte kjo shtetase me një automjet tjetër, humbi jetën pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja E. S., 42 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?