Pamje nga aksidenti i mbrëmshëm në autostradën Thumanë-Milot

Kronikë

Aksidenti tragjik në autostradën Milot-Thumanë, arrestohet shoferi 29-vjeçar, viktima dhe të plagosurit të afërm të tij

13 Qershor, 13:57| Përditesimi: 14 Qershor, 10:43

  • Share

Kurbin- Pak orë pas aksidentit tragjik të ndodhur në Fushë-Gjormë të Kurbinit orët e vona të mbrëmjes së djeshme, sot (13 qershor), Policia e Lezhës ka arrestuar drejtuesin e makinës, ku pas daljes nga rruga mbeti i vdekur një 78-vjeçar që ndërroi jetë pas dërgimit në spitalin e Traumës në Tiranë dhe u plagosën dy pasagjerë të tjerë.

Policia bëri me dije se arrestoi B.Q., 29 vjeç, banues në Shkodër, kurse viktima dhe të plagosurit janë familjarë të tij.

“Për aksidentin e ndodhur në Fushë Gjormë, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit, B. Q., 29 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Për shkak të dëmtimeve, njëri nga pasagjerët, shtetasi L. Q., 78 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, ndërsa 2 pasagjerët e tjerë, shtetasit I. Q., 55 vjeç dhe M. Ç., 54 vjeçe, vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore për dinamikën e ngjarjes.  

Aksidenti ndodhi pas orës 22:00 në autostradën Milot-Thumanë, pranë fshatit Fushë Gjorm, ku ka mbetur i vdekur një person dhe dy u plagosën. Në mjet udhëtonin 4 anëtarët e familjes.

A.Q/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?