Foto Ilustruese

Kronikë

Aksidenti tragjik në autostradën Tiranë-Durrës me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur, policia arreston autorin

13 Korrik, 15:41| Përditesimi: 13 Korrik, 15:45

  • Share

Tiranë- Autori i aksidentit tragjik që ndodhi ditën e djeshme në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar dhe mbetën të plagosur dy të tjerë është vënë në pranga nga policia.

19-vjeçari me inicialet D.D, humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti doli nga rruga.  

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor Tiranë arrestuan shtetasin D. D., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme, në autostradën “Tiranë–Durrës”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti  ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi E. B., 18 vjeç, banues në Durrës, si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri tjetër, shtetasi E. Sh., 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia e Tiranës.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama kërkon shkarkimin e administratorëve e nënkryetarëve, si e vlerësoni?