Kronikë

Aksidenti tragjik në Maqedoni, Rama, Meta dhe Ruçi shprehin ngushëllimet

13 Shkurt 2019, 22:06| Përditesimi: 13 Shkurt 2019, 22:52

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për viktimat e aksidentit tragjik në Maqedoni, ku humbën jetën 13 pasagjerë dhe mbetën t ëplagosur 29 të tjerë, si pasojë e përmbysjes së një autobusi udhëtarësh në autostradën Shkup-Tetovë.

Kreu i qeverisë shqiptare, shpreh solidaritetin e tij ndaj familjarëve të të ndjerëve, si dhe të plagosurve, duke theksuar njëkohësisht pikëllimin për tragjedinë e ndodhur në vendin mik, siç ai e quan.

"Pikëllim për tragjedinë e autobusit në vendin fqinj të Maqedonisë së Veriut, ku numri i viktimave e të plagosurve ka tronditur e shqetësuar aq shumë familje. U jemi pranë shpirtërisht të gjitha familjeve dhe të gjithë vendit mik", shkrun shefi i mazhornacës shqiptare në një postim në rrjetin social Twitter.

Edhe Presidenti Ilir Meta reagoi në lidhje me aksidentin tragjik në Maqedoni. Meta shkruan se ndihet i tronditur nga lajmi, ndërkohë që u ka shprehur ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritetin vëllazëror familjarëve të prekura nga tragjedia.

'Thellësisht i prekur dhe i trishtuar nga lajmi tronditës i humbjes së jetëve në tragjedinë e autobusit në autostradën Shkup - Tetovë. Në këto momente të vështira jam shpirtërisht pranë familjeve të lënduara nga kjo tragjedi, të afërmve e miqve të viktimave dhe pranë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të prekur prej saj! Ngushëllimet e sinqerta dhe solidaritet vëllazëror! Urim të sinqertë për një shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit!', ka shkruar ndër të tjera presidenti Ilir Meta.

Edhe Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndau një mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit të Gostivarit.

"Jemi të gjithë të tronditur nga ngjarja e rëndë. Ndajmë dhimbjen e thellë me familjet për humbjen  e njerëzve të dashur. Solidaritet vllazëror me qytetarët e Gostivarit", u shpreh kryeparlamentari.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?