Në lidhje me aksidentin tragjik në dalje të tunelit të Elbasanit, policia konfirmon dy viktima, nga përplasja e fortë mes dy makinave.
Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip "Benz", dyshohet se ka goditur mjetin tip "Volkswagen", ku udhëtonin 4 shtetase.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.
Lajmi kryesor:
'Benzi' përplas 'Volkswagen' në dalje të Tunelit të Elbasanit/ Bllokohen 4 vajza brenda makinës, 2 prej tyre humbin jetën. Shkaktari i aksidentit i dehur, arrestohet
I.K/ReportTv.al