Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka mbajtur një konferencë shtypi mbi rrëzimin tragjik të avionit të “American Airlines” pranë aeroportit të Uashingtonit, duke e cilësuar si “orë pikëllimi për kombin tonë". Ai ka konfirmuar se nuk ka asnjë të mbijetuar.
Gjatë konferencës, Trump ka spekuluar mbi shkakun e rrëzimit të avionit, duke theksuar se ai "bëri gjithçka si duhet", por një helikopter ndodhej "në të njëjtën lartësi dhe në një kënd jashtëzakonisht të keq". Ai ka deklaruar se helikopteri "kishte mundësi të ndalonte, të ngjitej ose të ulej", por veprimet e tij nuk ishin në përputhje me udhëzimet.
Republikani 78-vjeçar kritikoi ish-presidentët Barack Obama dhe Joe Biden, duke i akuzuar se kanë ulur standardet e sigurisë në kontrollin ajror, gjatë qeverisjes së tyre. Ai u zotua se administrata e tij do të "rivendosë standardet më të larta të sigurisë ajrore" dhe ka kritikuar Administratën Federale të Aviacionit (FAA) për politikat e rekrutimit.
Sipas Trump, FAA ka përvetësuar një qasje që lejon punësimin e personave me "probleme të rënda intelektuale, psikologjike dhe kushte të tjera mendore dhe fizike", gjë që ai e ka cilësuar si një rrezik për sigurinë ajrore.
Trump ka theksuar se administrata e tij do të angazhohet për të siguruar që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Ai ka përfunduar fjalimin e tij duke shprehur ngushëllimet e tij dhe të Zonjës së Parë për familjet e viktimave dhe duke premtuar veprime për të rritur sigurinë në udhëtimet ajrore.
Lajmi në përditësim..
Me ket debil amerika ka me ran shume posht
PërgjigjuO trampo po edhe gjykates u bone per te vendos se kush ka faj maj ate karrike dhe leni te folin specialistet se kush e ka fajin se e din shum mire se kush duhet te flasi dhe te tjeret nigjojn dhe respektojn organet e drejtesis DHE JO SI DIKUSH QE MÇIFET NEN EMRIN "PRESIDENT"
PërgjigjuPrint se ka akoma per te fajesuar administratat e meparshme.Ke mbledhur nje tufe me budallenj rreth vehtes.
Përgjigju