Armand Duka

Aksidenti tragjik që i mori jetën prindërve të Bushit, reagon Duka: Mendimet e mia shkojnë tek Albani! Humbje e madhe, shpreh ngushëlimet më të sinqerta

30 Tetor, 18:34| Përditesimi: 30 Tetor, 18:39

  • Share

1721138316_1718193200armandduka.jpg

Prindërit e ish futbollistit të kombëtares Alban Bushi humbën jetën sot në një aksident tragjik në Greqi.

Sakaq, ka reaguar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Duka shpreh ngushëllimet Bushit për ndarjen nga jeta të prindërve të tij Ali dhe Bukurije Bushi.  

'Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi.

Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore.

Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!', thotë Duka.


Lajmi kryesor:

Zi në familjen e ish futbollistit të kombëtares/ Alban Bushi humb prindërit në aksident tragjik në Verria të Greqisë (EMRAT)


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?