Pushimet kthehen në tragjedi për familjen sllovake, humbin vajzën 8 vjeçe në aksident tek Gjiri i Lalzit! Arrestohet shoferi 18 vjeçar

8 Korrik, 09:43| Përditesimi: 8 Korrik, 19:34

  • Share

Durres- Policia e Durrësit ka prangosur 18-vjeçarin Genci Gjura, i cili duke drejtuar makinen përplasi për vdekjen vogëlushen sllovake në rrugën e Gjirit të Lalzit.

Aksidenti fatal u shënua në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit,  mbremjen e se dieles, 7 korrik  teksa paraprakisht dyshohet se shkaqet janë dy; Ndërprerja e rrugës nga 8-vjeçarja dhe shpejtësia mbi normën e drejtuesit të mjetit.

Familja sllovake ka qenë bashkë në makinë. Ata kanë ndaluar dhe vajzën e kanë dërguar në marketin në anën tjetër të rrugës për të blerë dicka dhe e kanë pritur. Vajza ka vrapuar, shoferi ka tentuar të manovrojë por e ka drejtuar makinën nga krahu ku ndodhej e mitura dhe ka ndodhur përplasja. Shoferi ka qenë me një shpejtësi më të madhe se e parashikuar të lëvizej në atë rrugë, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.  

Vajza e mitur e cila ndodhej me familjen me pushime në Shqipëri, po kalonte nga një krah i rrugës në tjerin për të arritur prindërit në kryqëzimin e resortit turistik Lura kur ndodhi përplasja fatale.

8-vjeçarja u dërgua në spital në Tiranë por nuk arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Ndaj 18-vjeçarit që sapo kishte marrë patentën i janë vënë prangat në flagrancë dhe ndaj tij është ngritur akuza ‘Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga analizat rezulton se nuk kishte konsumuar alkool dhe as drogë 

"Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në  segmentin rrugor “Maminas - Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital" informoi sot policia e Durrësit. 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafe: 09/07/2024 07:22

    Çeket duhet te hedhin shtetin ne gjygj, ne gjith boten mosha esht e lidhur me fuqin motorrike te mjetit ne shqiperin e indiferences kalamajt mund ti japin edhe avionit

    Përgjigju
  • Iris: 09/07/2024 00:59

    Akuza e sakte duhet te ishte:/Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje vdekje/,sepse me kete qe i kane ngritur keta, ky del shpejt,se denohet sikur ka shtypur nje pule,jo nje njeri.

    Përgjigju
  • Spitalla: 08/07/2024 23:52

    No comment.

    Përgjigju
  • Ceni: 08/07/2024 14:24

    Ne te gjithe zonat urbane duhet vendosur 30 km maksimumi i shpejtesise dhe pengesa te larta ne rruge

    Përgjigju
  • Diulen: 08/07/2024 12:57

    Po a ka shtet ktu a ca dreqin ka.18 vjec me makine 50.000 euro dhe iken si i droguar. Policia duhet te ashpersoj masat

    Përgjigju
  • Agim: 08/07/2024 10:21

    Po si mundet nje 18 vjecar te udhetoje me nje Audi, sapo ka marre patentent. Kjo eshte nje cmenduri duke filluar nga familja e me tej...

    Përgjigju
    • Shaban: 08/07/2024 12:13

      Cmenduri eshte kur prinderit lene nje femije 8 vjec te shkoj vetem per te blere dhe te kaloje rrugen pa shoqerimin e tyre e me shume mundesi jashte vijave te bardha.

    • veleciku.de: 08/07/2024 11:49

      me ligj duhet me e pas 1400 kubik makinen ai karafili, ketu jetojm ne rrumpallistan. ska kush frik ka ligji, se e kan kai kushri maliq. rraseni mren icat karafil e icat person qe i ka dhen celsin

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?