Aksidenti tragjik tek mbikalimi i TEG, shefi i qarkullimit rrugor, Gjoka për Report Tv: Shkak shpejtësia, drejtuesi nuk respektoi sinjalistikën rrugore

10 Mars 2023, 14:41| Përditesimi: 10 Mars 2023, 15:12

  • Share

Shkak i aksidentit tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e TEG-ut, që la pas tre viktima, dyshohet se ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ka lëvizur mjeti tip ‘Audi’. Shefi i qarkullimit rrugor, Taulant Gjoka në një intervistë për Report Tv totë se çështja është në hetim për të përcaktuar nëse ka pasur shkaqe edhe shkaqe të tjera që kanë çuar humbjen e kontrollit të mjetit nga shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj.

“Shkak dyshohet shpejtësia dhe një reagim i vonuar i drejtuesit të Audit, por çështja është në hetim për të parë nëse kemi faktorë të tjerë që kanë ndikuar në këtë aksident përveç atyre që shihen nga pamjet filmike”, tha Gjoka për Report Tv.

Në intervistën dhënë gazetarit Sokol dema, Gjoka tha se ky aksident mund të shmangej nëse drejtuesi i mjetit do kishte respektuar shpejtësinë maksimale të lejuar në këtë aks. Gjoka thekson ky aksi në të cilën ka ndodhur aksidenti është i gjithi i pajisur me sinjalistikën e duhur rrugore. Mjeti ka qenë duke lëvizur nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG.

“Jemi në një sistem interaktiv ku ndërpritet unaza lindore me rrugën interurbane Tiranë-Elbasan. Nëse hedhim një sy itinerarit duke qartë që sinjalizimi rrugor në këtë aks është i plotë, kemi një marsh zbritës me distancë të konsiderueshëm për të reaguar nga shpejtësia maksimale që është 80 km/h për të ardhur me marsh zbritës në afërsi të vendit të ngjarjes që është 40 km/h. Nëse do respektohej shpejtësia maksimale e lejuar në këtë segment rrugor nuk do kishim atë aksident rrugor dhe do ishin parandaluar pasojat tragjike”, vijoi Gjoka.

Sa i takon barrierave mbrojtëse, Gjoka tha se në këtë rast nuk mund ta parandalonin shmangien e aksidentit pasi mjeti ka qenë me shpejtësi më e lartë se ajo e lejuar në atë aks rrugor.

“Nëse i referohemi shpejtësisë së lëvizjes dhe kufizimit të shpejtësisë në rrugën ku jemi, një barriere metalike sado e fortë të jetë, nuk mund të përballojë një goditje apo shpejtësi që ka pasur automjeti i mbrëmshëm. Sigurisht barrierat luajnë një rol për të parandaluar rënien e mjetit në rrugë, por nuk mendoj se në kushte e mbrëmshme të ketë një barrierë për të parandaluar aksidentin”, u shpreh Gjoka.

Gjoka kishte një apel për të gjithë drejtuesit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi shpejtësia vret.

“Ngjarja e rëndë, përveç mekanizmit dhe mënyrës si ka ndodhur aksidenti rrugor por edhe pasojat që kanë ardhur. Ajo që është e vështirë për njerëzit që ta kuptojnë, është se kjo ngjarje tregon se nuk duhet të jetë vetën sfidë e policisë parandalimi i këtyre ngjarjeve të tilla, por e të gjithëve ne, duke filluar nga familjet, shkolla dhe pastaj policia që ka përgjegjësinë për t’i parandaluar këto aksidente nëpërmjet kontrollit dhe masave administrative, duke u orientuar tek ato shkelje siç është shpejtësia që mendohet se ka qenë shkaku kryesor i aksidentit të djeshëm. Uroj që kjo të jetë një ngjarje që të japë një mesazh më të fortë, me qëllim që të gjithë njerëzit të kuptojnë se shpejtësia vret dhe gjithë mesazhet publike që policia që përcjell me masa administrative, nuk janë numra për të treguar forcë, nuk janë masa që ne jemi kundër jush, por jemi me ju për të parandaluar këto ngjarje”, tha Gjoka.

Aksidenti tragjik u regjistrua një ditë më parë, ku për shkak të shpejtësisë së lartë, mjeti tip Audi, që drejtohej nga 20-vjeçari Klevis Ruçaj 'fluturoi' nga mbikalimi i TEG-ut, çau barrierat mbrojtëse dhe përfundoi në autostradë duke u përplasur me një tjetër makinë. 20-vjeçari, bashkë me dy vajzat pasagjere, Sikela Përroj, 23 vjeçe dhe Erisilda Abedini, 22 vjeçe, ndërruan jetë për shkak të plagëve të marra, 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Seferi: 10/03/2023 22:58

    E cuditshme, vetem barrierat nuk kane faj sipas policise. Barierat duhet te jene ne gjendje te pengojne nje kamion te ngarkuar me te pakten dyfishin e shpejtesise se lejuar. Specialisti te beje llogarite dhe ne se barriera do ishte sipas kushteve do ti dale qe autovetura duhej te ishte me shpejtesi mbi 300 km/ore qe te shtremberonte barrierat. Na rrofshin specialistet

    Përgjigju
  • Blendi: 10/03/2023 18:41

    Rrini mereni me trafikun e Tiranes. Sot pa hyre njerezit ne dhe situata ne ate rruge ishte e njejte. Makina me shpejtesi te larte dhe agresivitet. Nuk e di pse e mban ate post dhe nuk jep doreheqjen.

    Përgjigju
    • Loni: 11/03/2023 09:45

      Po qen njerez te papergjegjshem ska polici qe ben gje

    • Polo: 11/03/2023 05:53

      Ai rri në atë post sepse është minierë ari! Përveç se për vete ndan edhe një pjesë për drejtorin...

  • Robert: 10/03/2023 16:29

    Ajo barriera metalike mendohej ta stoponte mjetin duke pesuar vetem deformime, por as qe mendohej qe barriera te shkeputej dhe te binte me makinen poshte ne autostrade.

    Përgjigju
    • Or tej: 10/03/2023 23:54

      Me gjithe ate shpejtesi as blloku i betonit i ambasades amerikane nuk te ndalon or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?