Eksperti rrugor, Gëzim Hoxha ka folur në Report Tv për aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e TEG-ut. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti thotë se duhen të merren masa më shtrënguese për ata persona që shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat e qarkullimit rrugor, si heqja e patentës përgjithmonë. Sipas tij, rruga kishte sinjalistikën e duhur dhe barriera mbrojtëse është vendosur sipas shpejtësisë që lejohet në atë aks.
Sipas ekspertit, personave që aplikojnë për të marrë patentën u duhet bërë testi i inteligjencës.
“Rruga ka standardet e saj. Barrierat vendosen në funksion të shpejtësisë që lejohen në atë rrugë. Ka vendosur sinjalistikë kufizuese, ec me kaq shpejtësi, nuk, merr përsipër që me gjitha këto gjëra që shkel të të mbrojë me barriera mbrojtëse. Nuk kanë funksion për të mbrojtur nëse ti shkon drejtpërdrejtë tyre apo me shpejtësi të lartë.
Duhet ti shtojmë masat. Duhet hequr patenta përgjithmonë për ca njerëz. E ka kodi rrugor që i përshkallëzon. Për disa nga këta duhet hequr. E kam theksuar, duhet bërë testi i inteligjencës. Kemi shumë njerëz. Ata që do futen për tu testuar duhet të testohen nëse janë mirë mendërisht ose jo. Ata që përfshihen në aksident, mbase duhet ët testohen përsëri. I vëmë një gjobë dhe kaq mbaron. Nuk zbaton kalimin nga një rrugë dytësore në kryesore. Moszbatimi i tabelës stop është vdekjeprurëse”, tha ai në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Aksidenti me 3 viktima, 20-vjeçari që drejtonte ‘Audi-n’ i gjobitur 5 herë në 5 muaj! Report Tv siguron VIDEO-n kur mjeti 'fluturon' nga mbikalimi i TEG-ut
SI.E./ReportTv.al