Aksidenti ku vdiq 22-vjeçarja në Kamëz, 'arrest shtëpie' për shoferen e 'Smartit'! Dy të rejat ishin kunata! Prindërit e viktimës: Marrëdhëniet tona familjare janë sqaruar

8 Dhjetor 2020, 11:01| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 19:18

  • Share

Jepet masa "arrest shtëpie" për Denisa Dokun, 19 vjeçaren e cila po drejtone makinën tip "Smart" kur ndodhi aksidenti fatal të shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia"  në Kamëz, që i mori jetë 22 vjeçares pasagjere, Alida Spahiu.

Masa 'arrest shtëpie' i është dhënë me kushtin e heqjes së patentës deri në përfundim të hetimit gjyqësor. Prindërit e vajzës që ka ndërruar jetë deklaruan në gjykatë se nuk duan që Denisa të ndiqet penalisht. 19 vjeçarja e cila ndodhet në spital pasi mori plagë nga aksidenti, sipas dëshmisë së familjarëve është kunata e Alida Spahiut.

"Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës", thonë familjarët.

Edhe avokati Bardh Koci kërkoi masë të lehtë sigurie. Ai ka thënë se vajza është studente dhe kërkon që t'i jepet mundësia të vazhdojë shkollën.

" Duhet te ndalohej edhe drejtuesi i benzit deri sa te dale ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në mementin që smarti do të merrte kthesen. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkolizuar dhe nuk ka qene me shpejtesi", ka thënë avokati.

Makina tip 'Smart'  që drejtohej nga Denisa Doku është përplasur me dy mjete të tjera, njëra me shpejtësi të lartë.

2 vajzat janë transportuar në spital për të marrë mjekim të specializuar, por njëra prej tyre nuk ka mundur t'u mbijetoj plagëve të rënda.

Mbi 19-vjeçaren Deni Doku rëndonte vepra penale "Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor". Siç shihet dhe nga pamjet njëra makinë ka qenë shpejtësi të lartë, kurse Smarti i ndërpret rrugën.

VIDEO/ Aksidenti që i morri jetën 22-vjeçares

Letra e prindërve të viktimës

Ora 13:37
Aksidenti fatal në Kamëz ku humbi jetën 22 vjeçarja, 'arrest shtëpie' për shoferen e 'Smartit'

19-vjeçarja Denisa Doku është lënë në "arrest shtëpie" lidhur me aksidentin fatal që ka ndodhur të shtunën (5 dhjetor) në rrugën "Demokracia" në Kamëz, si pasojë e të cilit ka vdekur 22-vjeçarja Alida Spahiu.

Arresti i shtëpisë i është dhënë me kushtin e heqjes së patentës deri në përfundim të hetimit gjyqësor.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 08/12/2020 12:49

    Nese është fajtore e ndjek drejtësia, familjarët nuk mundet të vendosin për këtë gjë. Ngushllime familjës për këtë humbje të madhe!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?