Kronikë

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, makina përplas motorin, drejtuesi dërgohet në spital

18 Prill, 19:13| Përditesimi: 18 Prill, 19:37

  • Share

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në aksin Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë.

Nga të dhënat mësohet se një mjet ka përplasur një motor dhe drejtuesi i këtij të fundit është transportuar drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime nga spitali bëjnë me dije se i plagosuri ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia nga ana tjetër po bën kqyrjen e vendngjarjes për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

 

K.M/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?