Foto nga aksidenti

Kronikë

Aksidentohen 4 shqiptarë në Itali, fëmija 6-vjeçar në gjendje të rëndë

29 Dhjetor 2018, 16:36| Përditesimi: 29 Dhjetor 2018, 16:41

  • Share

Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, mes tyre fëmija 6-vjeçar është në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në Itali rreth orës 9:15 përgjatë rrugës Prati, në komunën Santorso.

Sipas mediave lokale janë përplasur dy automjete që drejtoheshin nga shqiptarë. Në njërin automjet udhëtonte një familje shqiptare, shoferi 38 vjeçar, gruaja e tij si dhe djali 6-vjecar, të cilët janë dërguar në spitalin San Bortolo të Vicenza.

6-vjeçari është dërguar me helikopter në Verona pasi ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërsa në mjetin tjetër që është përfshirë në aksident udhëtonte një shqiptar 44-vjecar me banim Piovene, i cili ka mbetur i plagosur.

Foto nga aksidenti në Itali 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?