Foto ilustruese

Kronikë

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët

23 Dhjetor 2024, 19:28| Përditesimi: 23 Dhjetor 2024, 19:39

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 18:50 në aksin rrugor Vorë-Rinas, ku një tip “Fiat” është përplasur me një makinë tip “Audi”.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital shoferi i automjetit tip “Fiat”, i identifikuar me inicialet Q.H..

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.12.2024, rreth orës 18:50, në aksin rrugor Vorë-Rinas, mjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin Q.H., 45 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E.A.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit “Fiat”, shtetasi Q.H., pasi u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmi në përditësim...

 

 

 

 

 

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?