Makina me turistët çek bie në greminë në Tamarë, shpëtojnë mrekullisht familja me 4 anëtar (VIDEO)

29 Qershor 2022, 16:52| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 18:38

  • Share

SHKODËR- Një familje me turistë çek ka shpëtuar mrekullisht, pasi makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në aksin Vukël-Tamarë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 15:00, ku automjeti tip “Fuoristradë” me drejtues shtetasin çek R. K., 45 vjeç, doli nga rruga.

Në makinë, së bashku me drejtuesin, udhëtonin bashkëshortja e tij, shtetasja P. K, 40 vjeçe, djali 9 vjeç dhe vajza 7 vjeçe.

Fatmirësisht asnjëri nga familjarët nuk ka pësuar dëmtime fizike, pasi kanë arritur që të dalin nga mjeti. Turistët çek ndodhen në një hotel, në Tamarë.

Gripi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të daljes së automjetit nga rruga, si dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga vendi ku ka rënë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?