Kronikë

Sapo kishte lënë pacientin me COVID! Aksidentohet ambulanca, përplaset me bordurat e rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit

8 Dhjetor 2020, 14:25| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 14:42

  • Share

Një autoambulancë që udhëtonte nga Tirana drejt jugut është përplasur në orët e para të mëngjesit me bordurat e rrethrrotullimit të Bishtit të Zhurit në aksin rrugor Kavaje-Rrogozhine.

Mesa duket shpejtësia e madhe dhe lodhja kanë bërë që drejtuesi i saj të kalojë mbi rrethrrotullimin dhe të përlaset me barrierat e hekurta përballë.

Sipas burimeve, ambulanca sapo kishte lënë një pacient me COVID dhe po shkonte në drejtim të Fierit.

Dëmet janë materiale dhe fatmirësisht nuk është i lënduar as drejtuesi i ambulancës dhe as dy infermierët.

 

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?