Foto nga aksidenti ne Tiranë

Kronikë

Theu rregullat e qarkullimit, aksidentohet drejtori i policisë Dibër

31 Korrik 2020, 14:42| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 17:36

  • Share

TIRANE-Paraditen e sotme është aksidentuar në kryeqytet në zonën e "21 Dhjetorit" drejtori i policisë së qarkut të Dibrës, Skënder Kalemi. Report Tv mëson se makina tip "Smart"  me targë AA225PN u përplas me "Toyota"-ën me targë MB414 AA të Drejtorisë së Policisë Dibër në të cilën ndodhej Drejtori Vendor i Policisë, Skënder Kalemi. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale. Report Tv sjell pamjet nga aksidenti, ku nga përplasja është përmbysur makina tip 'Smart'.

Mos respektiim i sinjalit rrugor stop nga mjeti i 'Toyota' nga ana e drejtorit te policise se Dibres,Skender Kalemi eshte bere shkak i aksidentit. Makina me targa MB414AA me drejtues Skender Kalemin duke dale nga rruga 'Frederik Shiroka' per ne rrugen 'Muhamet Gjollesha' u perplas me mjetin me targa AA225PN me drejtues Aurel Hasën i cili vinte nga kryqezimi i "21 Dhjetorit" ne drejtim te kryqezimit te inxhinierise se ndertimit duke shkaktuar vetem deme materiale. Drejtuesit e mjeteve rezultuan se nuk kishin konsumuar alkool.

Komento

Komente

  • Tironci: 31/07/2020 17:03

    Maqinat me targa MB jane gjithje ne urgjence me shpejtesi marramense!jane keto makina qe nuk pyesin tabela,kufizim shpejtesie parakalime vend pa vend,parkime ku ti teket drejtuesit,pra keto jane makinat me targa MB qe jane shembulli i keq i shoqerise Shqiptare turt per shtetin me keto kuadro te pa ndergjegjshem dhe arrogante.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si mendoni se do të shkojë procesi zgjedhor për 11 majin?