Një aksident i frikshëm është shënuar këtë pasdite në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit. Një automjet tip Fuoristradë me të cilën lëviznin 3 pjesëtarë të një familjeje është përplasur disa herë.
Për fat të mirë, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre që ndodheshin në këtë makinë kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda. Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Mirditës dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave te këtij aksidenti.
Komento