Aksident aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin

5 Dhjetor, 11:30| Përditesimi: 5 Dhjetor, 11:40

  • Share

Një aksident është regjistuar sot në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.

Furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion. Ky i fundit ka përfunduar në kanal.

Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor "Librazhd-Qaf Thanë", automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?