Aksidentohet makina e policisë kufitare në Lezhë, përplaset me Mercedezin (VIDEO)

14 Prill 2022, 15:08| Përditesimi: 14 Prill 2022, 15:43

  • Share

LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në kryqëzimin e plazhit të Tales, në vendin e quajtur ura e “Prekanit”.

Në këtë aksident është përfshirë në mjet i policisë kufitare me targa “MB 382 AA, i cili është përplasur me një tjetër tip “Benz", me targa AA 122 MV.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të plagosur rëndë, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe një grup hetuesish që po punojë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Ky kryqëzim njihet si një pikë e zezë për aksidente, sidomos gjatë sezonit turistik për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe mungesës së sinjalistikës në rrugë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?