Makina e aksidentuar

Kronikë

Aksidentohet me makinë në Itali, humb jetën i riu shqiptar, ja si është shkatërruar mjeti

4 Maj 2018, 18:36| Përditesimi: 4 Maj 2018, 18:39

  • Share

Një i ri shqiptar ka humbur tragjikisht jetën, teksa është përfshirë në një aksident në Itali. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar banues në Mozzecane, i cili ka qenë duke drejtuar një makinë tip ‘Peugeot’, kur ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur në Marengo dhe ka rezultuar fatale për 21-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vend. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë policia dhe ambulanca, të cilët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë shqiptarit, por nuk ja kanë dalë dot të mbajnë në jetë të riun.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ndërsa nuk publikojnë emrin e viktimës. Nga ana e saj, policia vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.



(Mjeti me të cilin u aksidentua shqiptari)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?