Një minator ka mbetur i plagosur teksa po kontrollonte frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës.
Mësohet se E.P., 31 vjeç, duke kontrolluar frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta trupore.
31-vjeçari, po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij rasti.
Komento