Foto ilustruese

Aksidentohet minatori në Bulqizë, 44-vjeçari u lëndua në këmbë! Niset drejt spitalit

25 Shtator 2023, 12:38| Përditesimi: 25 Shtator 2023, 12:40

  • Share

Një minator ka mbetur i plagosur teksa po punonte në një minierë në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.40, kur është dërguar për ndihmë mjekësore në spital B.D., 44 vjeç, banues në Klos, i cili dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar lehtë në këmbë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?