Nj minator ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Bulqizë, pasi u aksidentua duke punuar në një galeri kromi.
Bëhet me dije se është aksidentuar Rasim Laçi rreth 40 vjeç, banues në Shupenzë.
Ai punonte në një nga galeritë private në Bulqizë. 40-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës ku dhe ka marre ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të marra, ai është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Minatori po merr ndihmë të specializuar mjekësore.
Komento