DURRËS- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj enjte në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit. Siç shihet në pamjet që ka siguruar Report Tv, mjeti i tonazhit të rëndë ka çarë trafikndarësen.
Fatmirësisht në këtë aksident nuk pati të plagosur, por është shoqëruar me një trafik të rënduar në autostradë. Radha e automjeteve që lëviznin nga Durrësi në drejtim të kryeqytetit shkoi në 5 kilometra. Trajleri është tërhequr nga një betoniere për të liruar rrugën.
Report Tv mëson se drejtuesi i mjetit të tonazhit të rëndë është Arjan Alimeri, 44 vjec banues në Durrës. Nga të dhënat paraprake mësohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Drejtuesi i mjetit ka bërë një manovër të gabuar për të shmangur përplasjen me një furgon që lëvizte gjithashtu me shpejtësi dhe ka përfunduar në betonin mes korsive të autostradës.
Ky është momenti kur betonierja tërheq trajlerin për të hapur rrugën në autostradën Tiranë- Durrës. Fatmirësisht nga ky aksident nuk pati të lënduar.
Keta trailerat megjithese e kane limitin 80 km ne ore i kam pare te ecin me mbi 120 km ne ore shto ketu edhe shiun dhe do ndodhi aksidenti pastaj....
Përgjigju