Sport

Aksidentohet trajneri i Argjentinës, përfundon me të çara në trup dhe kokë

9 Prill 2019, 14:57| Përditesimi: 9 Prill 2019, 15:01

  • Share

Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka përfunduar në spital gajtë ditës së sotme pasi në mëngjes është përplasur nga një makinë teksa ecte me biçikletë. Ish-mbrojtësi i Ëest ham që është merëuar trajner i albicelestëve që prej dështimit në Botëror, ishte duke ecur me biçikletë në ishullin Belearic të Majorkës kur u godit nga makina dhe si pasojë përfundoi në spital.

Scaloni ka marrë një sërë dëmtimesh në fytyrë dhe trup, kryesisht çarje dhe plagë të tjera. Gjithsesi sipas ‘Independent’, trajneri i Argjentinës pas mjekimeve është dërguar në shtëpi, thekson fedarata argjentinase.

Mediat lokale në Argjentinë shkruajnë se gjendja e Scaloni-t nuk është serioze dhe se incidenti ndodhi në qytetin bregdetar të Puerto Portals.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?