Tropojë/ U nis për në Majën e Jezercës, alpinistja kroate bie nga lartësia dhe humb jetën! Shpëtohen 7 të tjerët (Video)

30 Mars, 15:53| Përditesimi: 30 Mars, 20:32

  • Share

Ngjitja në Majën e Jezercës ka rezultuar fatale për një apliniste kroate 43 vjeçare e cila ka rrëshkitur nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor dhe ka ndërruar jetë.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftimin nga grupi i aplinistëve kroatë prej 8 personash, të cilët janë ngjitur nga territori i Malit të Zi, për të mbërritur në vendin e quajtur "Maja e Jezerces".

 “Njëra nga anëtaret e grupit ka rënë nga një terren i thepisur malor dhe me bore”, kanë njoftuar ata. 

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipin e kërkim-shpëtimit, kanë shkuar bashkë me helikopterin e Emergjencave Civile, drejt adresës së dhënë.   

Pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë, turistët u lokalizuan por fatkeqësisht turistja kroate, kishte ndërruar jetë. Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe transportimi me helikopter, drejt morgut.  

Pas disa orësh kërkimi u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e shtatë turistëve të tjerë. Pesë prej alpinistëve kroatë të ndihmuar nga Shërbimi i kërkim shpëtimit malor të Kosovës po kthehen tek mjetet e tyre në territorin e Malit të Zi nga ku edhe kishin hyrë në territorin shqiptar. 

Ndërsa 2 turistë të tjerë kroatë u transportuan me helikopter në qytetin e Bajram Currit. Në operacionin e kërkim shpëtimit mori pjesë edhe reparti i Kërkim Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ora 18:41
Dalin pamjet e operacionit të shpëtimit të turistëve kroatë në Majën e Jezercës, alpinistja gjendet e vdekur (VIDEO)

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e operacionit të kërkim shpëtimit në Majën e Jezercës, ku fatkeqësisht një prej alpinistëve kroatë humbi jetën nga rrëzimi, por u bë i mundur shpëtimi i tetë të tjerëve.

Ora 18:30
Turistët bllokohen në Jezercë, Balla: 2 janë dërguar drejt Bajram Currit! 5 të tjerët janë kthyer në Mal të Zi

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vdekjen e alpinistes 43-vjeçare dhe bllokimin e 7 të tjerëve në majën e Jezercës.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla shkruan se 5 nga alpinistët kroatë po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi, ndërsa dy turistët e tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.

“Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t'i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit”,-shkruan Balla.

Ora 17:36
Momenti kur helikopteri i Emergjencave u shkon për ndihmë alpinistëve kroatë të bllokuar në Majën e Jezercës (VIDEO)

Ky është momenti kur helikopteri i Emergjencave Civile në Ministrinë e Mbrojtjes u ka shkuar në ndihmë disa turistëve që vijojnë të mbetën të bllokuar na Majën e Jezercës, ku një prej tyre ndërroi jetë pasi u rrëzua nga lartësia. Pamjet i ka publikuar Ministria e Mbrojtjes.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mediallapkot: 31/03/2024 06:11

    Duhet ti jepet fund rrumpallhones ne turizem nje her e mir. Si kudo me bote duhet te zhvillohen turet me guida profesioniste te trajnuar dhe gjithashtu te gjith personat duhet te jen te siguruar. Pse duhet te paguajne taksapagiesit shqiptar keto misone, dhe te vendoset ne rrezik jeta e policeve(te gjith ishin pa veshje te pershtatshme per keto misione) se i teket ca budallenjve ti ngjiten maleve tona pa pagu asnje lek...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?