Në foto Bledar Muça gjatë përplasjes me dy agjentë të policisë në vitin 2016 në Elbasan

Aksidentoi gardianin e burgut të Peqinit, pa kaluar 24 orë lirohet miku i familjes Çapja, prokurori ngre akuzë për të plagosurin

4 Maj 2020, 14:13| Përditesimi: 4 Maj 2020, 14:17

  • Share

TIRANE-Ende pa u mbushur 24 orë nga arrestimi që policia e Elbasanit i bëri Bledar Muçës, sikur raportoi Shqiptarja.com lidhur me aksidentimin e efektivit të burgut të Peqinit, Hekuran Pisha, ai është liruar nga ambientet e komisariatit. Vendimi është marrë nga prokuroria e Elbasanit, e cila nga verifikimi i dokumentacionit, konstatoi se i dëmtuari Hekuran Pisha, nuk ka dëmtime që kategorizohen si dëme të rënda, nga ku mund të plotësohen elementët e veprës penale të “Plagosjes së rëndë”. Nga ky aksident gardiani, ka marrë dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spital. Ndërsa ndaj tij është ngritur akuza e “Drejtimit të mjetit në gjendje të parregullt” dhe është marrë masa e “Detyrimit për t'u paraqitur në prokurori”.

Rezulton se Pisha drejtonte motorin pa patentë kur është përplasur nga automjeti që drejtohej prej Bledar Muçës. Muça është një emër jo pak i njohur për policinë e shtetit, pasi është arrestuar disa herë për ngjarje të rëndë dhe sërish është liruar nga gjykata. Muça është personi që u dënua me 2 vite burgim nga gjykata e Elbasanit për goditjen me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit, goditje kjo që është kryer gjatë detyrës së tyre, teksa po mbanin në vëzhgim situatën në lagjen e Çapjave në Elbasan. Muça, është pjesë e këtij grupi në këtë qytet dhe konsiderohet si miku i familjes “Çapja”.

Bledar Muça gjatë përplasjes me dy agjentë të policisë në vitin 2016 në Elbasan

Komento

Komente

  • Çerçizë: 05/05/2020 07:13

    Bajgë!

    Përgjigju
  • Leonard Kadrimi Durres: 04/05/2020 15:45

    Hajde si komandon krimi ne Elbasan. Jo qe skane bythe ta fusin brenda por e lirojne dhe hapin proces penal per policin.

    Përgjigju
  • Reforma ne drejtesi: 04/05/2020 14:54

    Spaku, reforma ne drejtesi hahahahaha

    Përgjigju
    • Durim: 04/05/2020 15:39

      Po cfare reforme zeza, po pse ka ngelur njeri pa e kuptuar kete realitet! Po asnje shqiptar mbi kete dhe nuk ka me dyshimin me te vogel qe e gjitha ishte loja. Urime killerit, me krah te leta se besoj lejen per dalje me mjet ja kishte dhene pa limit e-albania, kurse popullit ja jep nje ore ne dite.

  • Sskati: 04/05/2020 14:51

    Kush e liron kete element kriminal, e liron Basha, Berisha apo ku di une kush. Apo ka byth prokurori ne koke te vet....prokuroret e gjyqtaret po lusin b..n politikaneve tju bejne ndere. Kete e shume e shume te tjere e liron kupola politike, mafja ne pushtet, hapini syte o popull e kuptojeni thelle te verteten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?