Pamje nga vendngjarja

Klos/ Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet shoferi 19- vjeçar

7 Tetor, 10:23| Përditesimi: 7 Tetor, 10:36

  • Share

Policia e Dibës ka arrestuar, 19- vjeçarin Ergis Selimi, i cili në datën 6 tetor, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor në fshatin Suç të Bashkisë Klos.

41- vjeçari u përplas për vdekje në rrugën e fshatit Kurdari pak metra larg kishës së fshatit. Leonard Doçi po lëvizte në këmbë nga fshati Kurdari për në rrugën nacionale Klos - Burrel kur është goditur nga automjeti tip benz më drejtues 19- vjeçarin Ergis Selimi.

Përplasja ka qenë e fortë teksa e ka zhvendosur disa metra larg 41- vjeçarin duke e nxjerrë jashtë rrugës dhe ka humbur jetën. Automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmë se, Sektori i Policisë Rrugore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Ergis Selimi, 19 vjeç, banues në fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte një automjet tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekjen një 42-vjeçar (këmbësor).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

S.B//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/10/2024 01:33

    19 vjec,buzequmeshti i llastuar i babit me mercedes!! Ky jo makines,por edhe gomarit nuk duhet lejuar t'i hipe, se rrezikon jeten e gomarit,se per jeten e njeriut nuk pyeti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?