GJIROKASTËR- Mëngjesin e ditës së sotme ka mbetur e plagosur një e moshuar si pasojë e një aksidenti rrugor në Gjirokastër. E moshuara është identifikuar me inicialet shtetasen E. Sh., 69 vjeçe.
69-vjeçarja është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh u identifikua nga policia dhe është bërë i mundur arrestimi i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.