Foto ilustruese

Aksidentoi për vdekje 47-vjeçarin në Fushë Krujë-Tapizë dhe u arratis, pranga shoferit të dyshuar! (EMRI)

17 Tetor, 09:28| Përditesimi: 17 Tetor, 09:31

  • Share

Krujë- Aksidentimi me pasojë vdekjen e një 47-vjeçari në Krujë, ka çuar pas hekurave të qelisë shoferin e dyshuar, që u arratis pas ngjarjes.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në Krujë njoftuan sot (17 Tetor) se arrestuan të dyshuarin Gazmir Tufa, 49 vjeç, banues në fshatin Kurçaj.

Ngjarja tragjike ndodhi në segmentin rrugor Fushë Krujë-Tapizë. Tufa, duke drejtuar mjetin tip "Volkswagen", ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin A. H., dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

I dyshuari është izoluar në paraburgim, në pritje të veprimeve të Prokurorisë dhe masës së sigurisë nga Gjykata.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tiku: 17/10/2024 09:52

    Ore çfaj ka shoferi se një budalla don te bej vetvrasje hidhet nga një ane ne tjetren e rrugës, duhet të mbaroj arrestimi i shoferave qe shtypin kembesoret ne rruget dhe autostrada,,,autostrada është vetem per makina,,çeshte kjo çmenduri,shoferi nuk ndalon dot me 90 ne ore ne 3 metra,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?