Shtjefen Prenga është shoferi i furgonit që përplasi për vdekje 6-vjeçarin një ditë më parë në Shëngjin, të cilit sot i janë vënë prangat. Report Tv mëson se Prenga 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë është arrestuar pasi akuzohet si autor i aksidentit me pasoja tragjike, ku i mori jetën 6-vjeçarit që për një moment iu shkëput nga dora prindërve, e për pasojë humbi dhe jetën.
"Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Shtjefen Prenga, 56 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë, pasi në Shëngjin, Lezhë ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili për pasojë ka ndërruar jetë", thotë policia.
Pushimet në Shëngjin të familjes nga Burreli u përgjakën një ditë më parë, pasi i vogli i tyre u përplas nga furgoni i linjës Lezhë-Shëngjin...6-vjeçari po i drejtohej bregut të detit, shoqëruar nga familjarët, por në një moment të keq u shkëput prej tyre duke u përplasur nga automjeti e ku fatkeqësisht gjeti vdekjen.
Lajmi kryesor:
Shëngjin/ Lule në vendin ku furgoni shtypi 6-vjeçarin! Pushuesit: Makinat ecin me shpejtësi, mungon sinjalistikë! Prek nëna: O Zot më merr dhe mua
B.K./ReportTv.al