Aksidentoi për vdekje dy persona në Porcelan, gjykata liron nga qelia të riun

8 Maj 2020, 15:34| Përditesimi: 8 Maj 2020, 15:43

  • Share

Etjon Lazri, i riu që u përfshi në këtë aksident në Porcelan ku si pasojë humbën jetën dy persona, është liruar nga burgu. Vendimi është marrë në fund të muajit prill 2020 nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila urdhëroi që Lazri, të lirohet nga burgu ku mbahej i izoluar për aksidentimin me vdekje të 2 personave Erion Balla 36-vjeç dhe një grua 72-vjeç Hidajete Salliu. Momentalisht Lazri ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Lirimi i Lazrit vjen në një kohë kur prokuroria e Tiranës, ka vendosur të marrë të pandehur Lazrin dhe çështja kundër tij, ndodhet në gjykatën e Tiranës, në pritje për t'u futur në gjykim. Shkak i këtij aksidenti me pasojë dy viktima të ndodhur në zonën e Porcelanit, është shpejtësia tej normave të lejuara e mjetit që drejtonte Etjon Lazri dhe një parakalim i gabuar, i njërës prej makinave që ndodhej në rrugë.

Komento

Komente

  • Loran: 09/05/2020 11:32

    Drejtesia e re ka filluar te japi frutrt bile kte vendim duet ta pershendesin dhe ambasadoret pioneret e drejtesis se re ahahhahahaagagagagag

    Përgjigju
  • Iris: 09/05/2020 03:21

    Shikoj dicka te cuditshme ne Shqiperi: Gjykatat e Apelit pothuajse gjithemone I lirojne te pandehurit ,pavarsisht krimit,edhe kur jane denuar korekt ne shkallen e pare.Duken se tani jane organet me te korruptuara.

    Përgjigju
  • Drejtesi: 08/05/2020 20:01

    Ore pse gjykoni kot me!? Po nejten n burg kta mbteturinat kush do e vras popullin e pafajshem???

    Përgjigju
  • Juri: 08/05/2020 18:21

    O zot drejtësia e re. Fakti që dy persona vdiqën si pasojë e shkeljeve të këtyre dy personave nuk do të thotë asgjë!? O gjyqtarë nesër do i ndodhi fëmijëve dhe familjarëve tuaj nga dikush që do thyej rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shohim si do ndiheni.

    Përgjigju
  • Zari: 08/05/2020 17:31

    A ka drejtesi ne kete vend,,si u lirokan maskarenj qe i mori jeten dy personave..

    Përgjigju
    • Ceni: 14/05/2020 00:23

      Drejtësia në këtë vend ka vdekur,kur ska drejtësi ka anarki e vetgjyqsi!

  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?