Krujë- Policia e Krujës arreston shoferin 21-vjeçar që shkaktoi mbrëmjen e djeshme (14 mars) aksidentimin me pasojë vdekjen e një këmbësori, ngjarje e ndodhur në autostradën Thumanë-Laç.
I arrestuari është Fabjan Tuci, i cili drejtonte mjetin e tij tip “Audi” në momentin fatal.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin e ndodhur në autostradën Thumanë-Lezhë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan drejtuesin e automjetit shtetasin F. T., 21 vjeç, pasi ka aksidentuar këmbësorin K. S., 45 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën”, njoftoi policia vendore sot (15 mars).
Edhe pse ndërhyrja e policisë dhe ambulancës ka qenë e menjëhershëm, fatkeqësisht këmbësori 45-vjeçar ka humbur jetën në vend.
Pas shoqërimit, drejtuesi i mjetit u arrestua ditën e sotme, në përfundim të procedurave paraprake hetimore.
Komente

KEMBESOR NE AUTOSTRADE, DHE NATEN MBI TE GJITHA, DUHET LIGJ QE KUSH ECEN NE AUTOSTRADE NE KEMBE TE SHTYPET DHE MOS VIJ FARE AMBULANCA POR MORGU, IDIOTESI
Përgjigju