Kronikë

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në autostradë Tiranë-Durrës, shoqerohet 37-vjeçari

23 Nëntor 2019, 12:20| Përditesimi: 23 Nëntor 2019, 16:05

  • Share

DURRËS- 37-vjeçari Sh.Sh. është vënë në prangat e policisë për shkak se mbrëmjen e së premtes, në autostradën Tiranë-Durrës, aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin A.Xh. banues në Durrës.

Mësohet se 37-vjeçari nga Sukthi ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Fiat”, kur aksidentoi këmbësorin 65-vjeçar.

Viktima ka qenë duke kaluar rrugën pranë mbikalimit të Shkozetit kur është goditur nga makina, ku më pas ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme .

/xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ema: 23/11/2019 18:12

    Cfar fai ka shoferi ne kete rast me vjen keq per kembesorin por duhet te edukohen ne rradh te par marrin veten ne qaf dhe shoferet e mjer qe kan te drejt te shkojn ne autostrad e jo te fluturojn dhe e dyta qeveria te marri masa per rrug dytesore se vetem ne shqiperi shikon kembesor e kope me bageti ne autostrada

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?