Kronikë

Aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin! Në pranga dhe një tjetër që bëri deklaratë të rreme

15 Qershor, 13:19| Përditesimi: 15 Qershor, 13:24

  • Share

Një 35-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi aksidentoi për vdekje një 59-vjeçar disa ditë më parë. Aksidenti  ka ndodhur më 29 maj në aksin rrugor  “Mbikalimi i Patokut–Laç” dhe më pas është larguar nga vendii ngjarjes.

35-vjeçari u kap nga Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale. Ndaj tij, gjykata e Lezhës kishte dhënë masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar pasi ka dhënë deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore duke pretenduar se ishte ai që drejtonte automjetin.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 29.05.2025, në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut–Laç”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin F. H., 59 vjeç, banues në Kurbin, dhe pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

35-vjeçari u ndalua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve, nën drejtimin e Prokurorisë, u arrestua në flagrancë edhe shtetasi A. B., 23 vjeç, për veprat penale “Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë veprimeve procedurale ka dhënë deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke pretenduar se ishte ai drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin, ndërkohë që nga aktet hetimore është provuar se drejtues i automjetit ishte shtetasi T. N.", njofton policia. 

Materialet procedurale në ngarkim të të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?