FIER - Policia ka arrestuar një 27-vjeçar në Fier, pasi mëngjesin e djeshëm aksidentoi për vdekje një të moshuar.
Ngjarja tragjike ndodhi në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, teksa i moshuari 79 vjeçari A.F., po tentonte të kalonte autostradën nga njëra në tjetrën, kur u përplas nga mjeti i 27 vjeçarit, H.F.
'Në vijim të informacionit të dhënë mëngjesin e djeshëm, për një aksident në aksin rrugor "Lushnjë-Rrogozhinë", informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan shtetasin H. F., 27 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A. F., 79 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.', njofton policia.
Komento
Komente
