Zdenek Svatos

Kronikë

Aksidentoi për vdekje turistin sllovak në Pukë, pranga 24-vjeçarit

3 Korrik, 13:15| Përditesimi: 3 Korrik, 13:24

  • Share

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pas një ditë më parë shkaktoi një aksident ku për pasojë ndërroi jetë një turist sovllak.

I riu përplasi me makinën që po lëvozte përplasi motorin e viktimës në fshatin Kryezi të Pukës.

Ky i fundit nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në Spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi,  informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë. Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën”, informoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës 'media vari Kar-lo'?