Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka aksidentuar një të mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia bën me dije se A. N, drejtues i një mjeti tip 'Benz', në lagjen numër 7 të Durrësit ka aksidentuar të miturën 6-vjeçare H. Q, e cila është dërguar në spital dhe ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por nën kujdesin e mjekëve.
Tani 30-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzat "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".
Komento