Policia

Kronikë

Aksidentoi të miturin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vihet nën hetim 28-vjeçari në Shkodër

22 Mars, 14:13| Përditesimi: 22 Mars, 14:15

  • Share

Një 28-vjeçar në Shkodër është vënë nën hetim për një aksident të ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”.

Sipas policisë, 28-vjeçari ka përplasur me automjet një 12-vjeçar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. 

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. M., 28 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin e tij, në lagjen “Qemal Stafa”, ka goditur këmbësorin, shtetasin e mitur 12-vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. 12 vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia. 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?