Foto nga aksidenti

Kronikë

Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, arrestohet shoferi i automjetit! Nën akuzë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor

26 Qershor, 09:32| Përditesimi: 26 Qershor, 14:33

  • Share

TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës arreston Ekerem Skureni, shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Burime bëjmë me dije se sipas ekspertizës së bërë në vendngjarje, ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina, kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

Automjet i bardhë i rrjetit të supermarketeve “Pronatyra”, i përplasi të miturit në të dyja monopatinat në kryqëzim, dhe i mori para për disa metra, duke u ndaluar në cep të lulishtes të “Tajvanit”. Makina ishte duke ecur në korsinë e dedikuar të mjeteve të transportit publik.

Dy të vegjël, 9 dhe 11 vjeç, mësohet se janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar nën kujdesin e mjekëve në spitalin e traumës me dëmtime në krah dhe në këmbë. I treti, një 11-vjeçar është në gjendje të rëndë. Siç bluzat e bardha thonë për Report Tv ai ka marrë një goditje në kokë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, mbi aksidentin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët e qarkullimit rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 41 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi 2 monopatina me të cilat lëviznin 3 shtetas të moshave 10, 11 dhe 12 vjeç, të cilët aktualisht janë në spital, në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Klei: 26/06/2025 12:15

    Kalamaj 9 vjeç ne monopatin,,po keta prinder jan per psikiatri, femija 9 vjec nuk shkon ne shkoll vetem ,, jo me monopatin mes makinave,,,,mblidhni medjen o prinder ça beni!!!!çfaj ka shoferi,,,o Qeveri beni një ligj si Italia ,,lironi shoferin se gjynah

    Përgjigju
  • Ligji: 26/06/2025 11:04

    Prap shoferi e ka fajin dmth???? Mir qe ska asnje ligj per monopatinat dhe tdalin ne cdo krah tfuten sikur e dojn vet aksidentin por dhe me tkuqe dhe e ka fajin shoferi??? Futini ne shkoll riedukimi ato kalamojt jo shoferin nburg. Turp

    Përgjigju
    • Alo alo: 26/06/2025 13:14

      Për "patatinistin" Kur të shtyp makina pse kaloni në rrugën e makinave ju të patatinave ?? Paguani dhe ju leje qarkullimi, taksa qarkullimi e mirëmbajtje e siguracione e kërkoni të ndërtohet korsia juaj e dedikuar ku nuk do ketë "mjete vrarsese".. Se ato rrugë ku kalon ti janë ndërtuar për makina dhe ne paguajmë çdo ditë në çdo litër karburant që harxhojmë për të kaluar aty. Ju pse duhet të kaloni aty pa paguar e duhet edhe të shkelni të gjitha rregullat e qarkullimit ?

    • Patinisti: 26/06/2025 12:04

      Makina te shtyp nuk te shtyp monopadi.! Kshu qe ju e keni fajin per mjete vrarsese qe perdorni ne qytet lejni makinat ne shtepi.!

  • Sondazhi i ditës:

    NATO miraton rritjen e shpenzimeve me 5% për mbrojtjen, si e vlerësoni?