Foto nga aksidenti

Kronikë

Aksidentoi tre të miturit me monopatinë në Tiranë, lihet në arrest shtëpie shoferi i automjetit! U kërkon ndjesë familjarëve në gjykatë

29 Qershor, 13:32| Përditesimi: 29 Qershor, 15:54

  • Share

Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për Ekerem Skurenin, i cili pak ditë më parë përplasi tre të mitur që ishin duke lëvizur me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. 

Gjatë seancës, 41-vjeçari mësohet se u ka kërkuar falje familjarëve të të aksidentuarve. 

Ai u arrestua tre ditë më parë me akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Automjet i bardhë i rrjetit të supermarketeve “Pronatyra”, i përplasi të miturit në të dyja monopatinat në kryqëzim, dhe i mori para për disa metra, duke u ndaluar në cep të lulishtes të “Tajvanit”. Makina ishte duke ecur në korsinë e dedikuar të mjeteve të transportit publik.

Dy nga tre të miturit që u aksidentuan me monopatina të mërkurën kanë lënë ambientet e spitalit të Traumës. Ndërsa një 11-vjeçar vijon në gjendje të rëndë, në reanimacion.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?