Aksidentoi turisten 33 vjeçe nga Nepali, Gjykata e Beratit cakton 'arrest shtëpie' për 20-vjeçarin

8 Qershor, 17:07| Përditesimi: 8 Qershor, 17:36

  • Share

Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për 20-vjeçarin Emilio Zema, që aksidentoi me motor tre ditë më parë turistet nga Nepali, shtetasen S.Th., 33-vjeçe.

Masa e sigurisë është kryer në ambjentet e Spitalit Rajonal Berat, ku Emiljo Zema është i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra nga aksidenti.

20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ku turistja i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës, pa qenë në vijat e bardha.

Duke vlerësuar dëmtimet e marra nga të dyja palët, prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të të të riut për vepren penale "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie".

Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit, gjyqtarja Lumturi Zhupa, ka vlerësuar "të ligjshëm" arrestimin e shtetasit Emilio Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Aksidenti ndodhi tre ditë më parë në qendër të qytetit, tek Ura Varur. Motorri,me targa BP 293,që drejtohej nga 20-vjeçari Emilio Zema, duke qarkulluar nga Ura e Goricës në drejtim të Urës së Varur, ka goditur një tursite nga Nepali, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën,e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.

Përplasja ka qënë aq e fortë saqë turistja S.Th. 33-vjeçe dhe drejtuesi i motorrit, Emilio Zema, 20-vjeç,janë përplasur në asfalt, të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku 20-vjeçari ndodhet ende i shtruar dhe nën kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të shumta që ka marrë, ndërkohë që turistja 33-vjeçe, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?