Aksidentuan për vdekje 61-vjeçarin në aksin Lezhë-Milot, në pranga dy persona! E përplasën 2 makina në sense të kundërt

30 Nëntor 2020, 08:53| Përditesimi: 30 Nëntor 2020, 18:23

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi përplasën për vdekje një 61-vjeçar pasditen e djeshme (29 nëntor) në aksin rrugor Lezhë-Milot.

Në pranga kanë rënë dy të rinj, 22-vjeçari me iniciale A.Xh. dhe një 19-vjeçar me iniciale N.M. të dy banues në Lezhë.

Aksidenti u regjistrua në orën 17:30 pasditen e së dielës ku dy të rinjtë po udhëtonin me makinat e tyre tip "Benz " dhe "BMW", në sense të kundërta.

Ata kanë përplasur Gjon Kolën 61-vjeç banues në Lezhë i cili ka ndërruar jetë në moment. Ngjarja ka ndodhur pranë hotelit në pronësi të Kolës.

Aksi Lezhë-Milot mbetet një nga akset më të rrezikshme ku janë regjistruar shumë aksidente me pasojë vdekjen e disa qytetarëve.

Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?