Foto ilustruese

Aksion, dashuri apo pasion, ja gjëja pa të cilën nuk mund të jetoni sipas horoskopit

4 Maj 2022, 14:35| Përditesimi: 4 Maj 2022, 14:36

  • Share

Të gjithë kemi diçka pa të cilën nuk jetojmë dot. Më poshtë do gjeni një listë me shenjat e horoskopit dhe gjënë pa të cilën nuk mund të jetojnë dot.

Dashi: Aksion (Veprimtari)  

Ju jeni shumë aktiv dhe nëse rrethoheni nga njerëz pasiv, acaroheni dhe depresionoheni. Mbajeni lart energjinë tuaj duke u marrë me palestër.

Demi: Komoditet, rehati

Këta persona i duan të gjitha gjërat sensual, nga pëlhurat e buta, ushqimet e shtrenjta dhe shtëpitë e kushtueshme.

Binjakët: Komunikimi 

Nëse jeni një binjak, ju e dini që do të merrni shumë telefonata, mesazhe dhe biseda. Shenja juaj është e përqëndruar në shkëmbimin e ideve.

Gaforrja: Siguria

Ashtu si zhgualli i gaforres, ju keni nevojë për një hapësirë të sigurtë për tu fshehur, kur gjërat nuk shkojnë siç duhet.

Luani: Vëmendja 

Ju doni të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes. Doni rezultate të mira në shkollë, të inkurajoheni nga mentorët tuaj, dhe të duartrokiteni nëse bëni një punë mirë.

Virgjëresha: Kontroll 

Duke filluar që nga shtëpia e pastër, një organizim pune siç duhet, ju doni që çdo gjë të jetë në vendin e duhur.

Peshorja: Balancë

Kërkimi juaj i pafund është të siguroheni se të gjithë topat që keni në ajër, mos të presin asnjëherë në tokë dhe përpiqeni t’i gjeni ekuilibrin çdo gjëje.

Akrepi: Privatësi  

Njerëzit me këtë shenjë nuk përpiqen t’i fshehin gjërat. Atyre thjesht nuk u pëlqen t’i zbulojnë të gjitha njëkohësisht. Romanca është shumë private për ta.

Shigjetari: Liri  

Nëse këta nuk kanë lirinë që duan, do i gjeni duke ecur të vetëm në kodra, apo duke kërkuar për aventura të reja..

Bricjapi: Rregullat  

Për personat me këtë shenjë, rregullat nuk janë të mërzitshme apo të kufizuara. Ata e dinë se ku janë kufijtë dhe të jetosh apo to, nuk është e mundur për këtë shenjë.

Ujori: Të menduarit

Këta persona janë shumë të zgjuar dhe të lumtur njëkohësisht.

Peshqit: Dashuria

Për peshqit ka shumë dashuri në botë, e cila disa herë të dhëmb.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?