Aksion gjobash për përdoruesit e parregullt të monopatinave, efektivi: Të ecin në korsinë e rezervuar për biçikleta dhe me kaskë në kokë

19 Korrik 2023, 18:54| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 19:00

  • Share

Rritja e numrit të monopatinave që qarkullojnë në rrugët e kryeqytetit vitet e fundit u kthye në problem shqetësues për policinë rrugore. Shpesh përdoruesit e këtyre mjeteve kthehen në burim aksidentesh në rrugë, çka ka bërë që policia rrugore të marrë masa.

Efektivat kanë nisur tashmë evidentimin e rasteve të drejtuesve të monopatinave që nuk përdorin kaskë në kokë dhe nuk respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale. Nisma që do të shtrihet në kohë, vjen pas ndryshimeve në Kodin Rrugor, i cili rregullon më në fund mënyrën e lëvizjes së tyre.

“Ka një tendencë shtimi të frikshëm nëpër aspektet kryesore të kryeqytetit. Është parë dhe është gjykuar që format e sensibilizimit janë ezuaruar dhe policia rrugore tiranë ka nisur me aplikimin e masave”, tha Gerhard Baka, Specialist i Qarkullimit Rrugor.

Specialisti i qarkullimit thotë se ata që do të gjenden në shkelje, do të gjobiten me 1 mijë lekë, për mosvendojse të kaskës, lëvizje në korsi të gabuar, shkelje semafori dhe çfarëdolloj shkelje tjetër të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

“Ka detyrim të përdorë kaska mbrojtëse dhe të qarkullojë në koristë e rezervuara për biçikletat. Përdoruesit e monopatinave kanë detyrimin të qarkullojnë jo në karrexhatë, në ato segmente ku karrexhata është e pajisur me korsi të rezervuar”, vijoi Baka.

Përfaqësuesit e policisë, tregojnë edhe mënyrën se si bëhet likujdimi i tyre.

“Në ambientet e Postës Shqiptare apo në të gjitha pikat ku bëhen pagesat e procesverbaleve të konstatimit. Kohët e fundit janë ndëshkuar dhe kanë dhënë edhe pëlqimin për ndëshkimin e tyre. Ndonëse është një nismë e re do të vazhdojë, nuk është një aksion, por dispozitë e kodit rrugor që duhet respektuar nga të gjithë përdoruesit e rrugës”, u shpreh Baka.

Shumë qytetarë kanë zgjedhur të lëvizin me monopatina elektronike për të kursyer karburantin apo për të shmangur trafikun, megjithatë kjo ka nxjerrë në pah rreziqe.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Krisi: 20/07/2023 05:49

    Bravo me mir vone se kurr thojn te huajt, po beni dhe nje aksion per lirimin e trotuarve nga tavolinat e lokaleve dhe arkave me zarzavate ketu ne Elbasanin e llareve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?