Në kuadër të përgatitjeve për sezonin turistik, në Shëngjin u ndërmor një aksion i gjerë pastrimi përgjatë vijës bregdetare bregdetare nga Rana Hedhun deri në Kune.
Që në orët e para të mëngjesit të së premtes, administrata e Bashkisë Lezhë, e shoqëruar nga kryetari Pjerin Ndreu bashkë me insitucione të tjera zbarkuan në terren, duke kaluar në sitë të gjithë zonën turistike.
Gjatë kësaj ndërhyrje janë larguar sasi të konsiderueshme mbeturinash të sjella nga deti dhe hedhur nga vetë vizitoret, të cilat ishin grumbulluar në disa zona të plazhit. Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ju bëri thirrje pushuesve që të mos krijojnë ndotje të mjedisit në zonat ku qëndrojnë.
“Do të bëjmë pastrim radikal të bregedetit. Ju bëj thirrje të gjithë pushuesve që mbeturinat ti hedhin në kosha. Pastërtia në Shëngjin do të jetë në nivelin e duhur këtë verë, kemi marrë të gjithë masat e nevosjshme", tha Pjerin Ndreu.
Ky aksion pastrimi në Shëngjin i paraprin çeljes zyrtare të sezonit turistik, që do të bëhet bëhet këtë fundjave, ndërsa fokusi kryesor do të jetë te shërbimet dhe pastertia në bregdet.
Komente
