Aksion kundër piraterisë IPTV - Bllokohen 300 servera, të cilët vidhnin edhe kanalet e DigitAlb

30 Maj 2023, 14:54| Përditesimi: 30 Maj 2023, 14:56

  • Share

Në kuadër të procesit të veprimeve kundër piraterisë televizive, nga organet ligjzbatuese në Evropë, udhëhequr nga Interpol, së fundmi është ndërmarrë një fushatë gjigante bllokimi në shkallë të gjerë të kanaleve që piratohen nga operatorë ilegalë.

Falë këtij aksioni të Europol, në datën 24 Maj është bllokuar IPTV pirat më i madh në Evrope, duke bllokuar mbi 300 servera dhe janë arrestuar të gjithë personat përgjegjës. Nga ky operacion janë identifikuar edhe persona që kryejnë këtë lloj aktiviteti në Shqipëri por edhe në Ferizaj të Kosovës, Gostivar e Tetovë të Maqedonisë së Veriut etj.

Po kështu po kryhen edhe investigime të koordinuara edhe me autoritetet ligjzbatuese shqiptare për të ndaluar personat që kryejnë aktivitet të paligjshëm në shërbimet televizive dhe qe shesin shërbime pirate duke mashtruar konsumatorët dhe duke shkaktuar evazion fiskal dhe veprën e pastrimit të parave.

DigitAlb i është bashkuar këtij aksioni të Interpol, në koordinim dhe me AKEP dhe AMA, për të goditur çdo formë piraterie që cënon programin dhe interesin publik. Përmes metodave kibernetike, DigitAlb identifikon cdo sherbim pirat duke e denoncuar pranë organeve ligjzbatuese në Shqipëri. 

Shumë nga kanalet e televizive që piratoheshin, tashmë janë mbyllur dhe programi i tyre është i pamundur të ndiqet përmes këtyre platformave. DigitAlb është angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër fenomenit të Piraterisë. Ndaj ju këshillon që çdo zgjedhje e gabuar përveçse është e dënueshme, do t'ju kushtonte financiarisht dhe nuk do të plotësonte kërkesat tuaja për të marrë programin në cilësinë dhe sigurinë e dëshiruar. Për më tepër këto fenomene cenojnë edhe programin makroekonomik pasi janë taksa të munguara në buxhetin e shtetit.

Ndaj për të përfituar një program kualitativ, të sigurt dhe me standard, DigitAlb risjell në vëmendje t'i drejtoheni vetëm pikave zyrtare dhe të autorizuara kudo në Shqipëri, Kosovë e në Evropë, si dhe të vizitoni në çdo kohë faqen zyrtare www.digitalb.al, ku do të gjeni dhe ofertat më të favorshme edhe në platformën OTT përmes Aplikacionit DigitAlb. 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?