Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga aksioni I sotëm në Durrës, Sarandë dhe Fier, duke e karakterizuar mbrojtën e mjedisit fillimin e patriotizmit.
Rama shkruan se njerëzit jo vetëm nuk duhet të hedhim plehrat rrugëve plazheve dhe parqeve por duhet ta konsiderojnë tokën e atdheut si dyshemenë e shtëpisë. Kryeministri shton se toka është trashëgimi nga ata që kanë banuar më parë këtu dhe është detyra e secilit ta lëmë atë pastër për atë që do të vijnë.
Aksioni I pastrimit i cili do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë ka nisur nga Vlora, ku I pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Ai nga Pylli i Sodës paralajmëroi kryebashkiaket e vendit, sidomos ato të bashkive në zonat bregdetare që janë edhe potenciali më i madh turistik dhe zinxhir zhvillimi për ekonominë e vendit për mbajtjen pastër të ambientit, duke treguar kujdes maksimal. Kryeministri shtoi gjithashtu se do të ngrihet një taskforcë që do të ndihmojë në këtë proces përmes një buxheti ekstra.